Zyrtari i PD-së propozon live spikeren e lajmeve, mallëngjehet Rudina Magjistari



Një propozim për martesë ka ndodhur në emisionin e Rudina Magjistarit.



Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha i ka propozuar për martesë partenres së tij, spikeres së lajmeve të ABC News, Fabiola Hoxha.



Pas propozimit romantik, Fabiola i tha “Po” dhe të dy shkëmbyen një puthje. Ata kanë treguar se janë njohur gjatë protestave të PD-së në vitin 2015, kur Indriti ishte shoqëruar në polici së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së. Lidhja e tyre ka zgjatur për rreth dy vite dhe në fund vendosën që ta zyrtarizojnë.

“Kur më pyesin shoqet ku e njohe Indritin ia kthej me shaka në burg, por në fakt nuk është kështu e vërteta se njerëzit keqkuptohen nga kjo fjalë se është pak e rëndë. Unë kam qenë gazetare që mbuloja sektorin e policisë dhe kronikën e zezë dhe sa herë që ka protesta mbulohet qoftë nga ana sociale, qoftë nga ana politike, por është edhe sektori i kronikës së zezë ku gazetari duhet ta mbulojë. Pikërisht shoqërimet që janë bërë në polici, nëse është marrë lejë në polici për të zhvilluar protestën etj.

Ka patur komunikime vetëm në rrjetet sociale se numrin sigurisht që nuk e shkëmbeva në ato momente. Indriti më shkruante vazhdimisht në Instagram, Facebook. Kur postoja një foto apo story gjithmonë shkruante, jo gjithmonë ia lexoja dhe ia ktheja dhe pastaj ka qenë një moment që më shkruan dhe më ngacmon po në Instagram dhe më nervozoi pak. Ishte një mesazh me presion, aty u inatosa pak”, tha Fabiola.

Deputeti i listës së PD Indrit Hoxha, kujtohet pasi hyri në Parlament dhe dogji mandatin në kujtim të babait të tij Fatmir Hoxha. Ndërkohë Fabiola Hoxha është një nga vajzat joshëse të ekraneve shqiptare dhe ka punuar si gazetare e kronikës së zezë dhe me pas si spikere lajmesh.

Rastësisht mbiemri i dy të dashuruarve është i njëjtë dhe për fat, Fabiola do të vazhdojë të mbajë të njëjtin mbiemër. Gjatë propozimit, moderatorja Rudina Magjistari është parë e mallëngjyer.