Zi në familjen e futbollistit të famshëm dhe më të dashur, merr lajmin tragjik për më të shtrenjtin e tij



Ka ndërruar jetë nga COVID, mamaja e ish-futbollistit brazilian, Miguelina Eloi Assis dos Santos. Sipas AS, mamaja e tij ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 71-vjeçare.



Ajo ishte infektuar që në muajin dhjetor dhe vetë Ronaldinho e zbulonte diçka të tillë: “Të dashur miq, nëna ime është infektuar me COVID-19 dhe po lufton që të rikuperohet sa më shpejt.



Ajo është në një repart të kujdesit intensiv dhe po merr të gjithë kujdesim e mundshëm. Unë ju falënderoj paraprakisht për lutjet, energjinë pozitive dhe afeksionin që më tregoni gjithmonë. Forca mami”.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe mesazhi i Messit, që ka ngushëlluar familjen.

“Ronnie nuk kam fjalë, nuk mund ta besoj. Vetëm të dërgoj shumë fuqi dhe përqafim të madh për ty dhe familjes tënde. Më vjen shumë keq, pusho në paqe”, shkroi ai në Instagram.