Zemra i pushoi kur mjekohej në spital nga Covid, burrit 60 vjeçar i ndodh mrekullia. Mjekët me duartrokitje

Një pacient 60-vjeçar në Turqi, zemra e të cilit pushoi së rrahuri për pak derisa po merrte trajtim për koronavirusin e ri (COVID-19) është liruar nga spitali pas shërimit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjekimi disa mujor i Mustafa Yangin nga COVID-19 në provincën veriore të Amasia-s mori fund të mërkurën, pas së cilës ai u lirua nga spitali mes duartrokitjeve të personelit mjekësor.

Ndërsa ishte nën trajtim, mjekët arritën të ringjallin zemrën e Yangin pasi ajo ndaloi së rrahuri. Ai falënderoi të gjithë stafin mjekësor për përpjekjet e tyre për ta rikthyer atë në jetë dhe për trajtimin e pacientëve të tjerë nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Turqi me koronavirusit është 117.589 ndërsa numri i të shëruarve nga virusi tejkalon shifrën 44 mijë, më shumë se një e treta e rasteve totale, tha ministri i Shëndetësisë së vendit.

Pas origjinës në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi është përhapur në të gjithë botën. Evropa dhe SHBA-të aktualisht janë rajonet më të goditura.

Pandemia ka marrë më shumë se 228 mijë jetë njerëzish. Numri i të infektuarve tejkalon 3.2 milionë ndërsa afro 986 mijë janë shëruar nga COVID-19, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.