Ylli Manjani bën paralajmërimin bo.m.bë: Parlamenti monist nuk mund të…

Gjithnjë e më patate e nxjehtë po bëhet çështja e reformës zgjedhore.  Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me këtë  dhe pohoi se nevojitet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatume që i fut në llogore lu.ft.arake.

Sipas tij, Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga parlamenti që e cilëson monist për të nuk mund të pranohet.

“Marrja e pushtetit me dhunë nuk pranohet! Po aq e papranueshme është edhe mbajtja e pushtetit pa zgjedhje!!! Ndaj nuk ka shumë opsione në tryezë. Duhet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatume që i fut në llogore lu.ft.arake.

Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga parlamenti monist edhe sikur i florinjtë të jetë, NUK PRANOHET!

Braktisja e tryezës së konsensusit është antidemokratike, antishqiptare e antiperëndim. Nevoja për të mbajtur me çdo kusht pushtetin do ketë një fund.

Edhe delet reagojnë”, shkruan Manjani në Facebook.