“Vit i vështirë për Ramën”, astrologe Meri Shehu parashikon situatën ekonomike. Shenjat që duhet të kenë kujdes

Për astrologen Meri Shehu, shenja e Bricjapit së cilës i përket edhe kryeministri Edi Rama, deri në fund të vitit duhet të tregojë forcë për të përballuar sfidat natyrore e sociale që po ndodhin.

E pyetur se si do ta ketë horoskopin kjo qeveri (kryeministri Edi Rama), astrologe Meri Shehu u shpreh se fajin e ka Jupiteri për sfidat me të cilat po përballen.

“Që kur Jupiteri ka hyrë ne shenjën e gaforres, që është shenja e kryeministrit Rama ky vit ka qenë i vështirë de plot sfida. Dhe gaforrja këtë vit ka pasur dy tërmete një virus dhe duhet të jetë në gaforre shumë e fortë deri në fund të vitit nëse ia arrin që të menaxhojë dhe ta përballojë këtë sfidë natyrore dhe sociale”, tha astrologia në Wake Up.

Nga ana ekonomike, astrologia Meri Shehu tha se pas izolimit, shenjat që do vuajnë më shumë e duhet të bëjnë kujdes është shenja e Gaforres dhe ajo e Luanit.

“Nuk do jenë në vitin më të mirë të tyre. Tjetër mund të jenë edhe Luanët që do ta ndiejnë më shumë sepse duhen shumë rregulla që luanët të përshtaten, do u vihen shumë kufizime në atë që do të bëjë”.