Vijnë 2 ndryshime bo.mbë nga qeveria. Edi Rama sapo ‘mori vendimin’ për fatin e 2 personave, ja ç’po ndodh sot

Kryeministri Edi Rama ka emëruar dy zv.ministret e reja të Financave dhe Ekonomisë.

Bëhet fjalë për Adela Xhemalin dhe Vasilika Vjeron që janë emëruar në detyrën e zëvendës ministreve.

Qeveria ka miratuar lirimin nga detyra të Elton Haxhit, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë dhe emërimin e Adela Xhemalit në vend të tij. Ndërkohë që Vasilika Vjero, zëvendëson Erjon Luçin, i larguar nga detyra e zëvendës ministrit një muaj më parë.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim 2

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.