VIDEO tro.nditëse: Shikoni si anija e mallrave pë.rplaset me shkëmbin

Një anije mallrash u përplas me një shkëmb në ishullin e Sardenjës në Itali si pasojë e motit të keq.

Menjëherë pas aksidentit një helikopter arriti në ishull për të evakuuar ekuipazhin e anijes. Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë si pasojë e erërave të forta dhe shiut.

Dallgët e mëdha të detit përplaseshin në trupin e anijes duke e vështirësuar lëvizjen e personave brenda saj. Fatmirësisht të 12 personat që ndodheshin në bordin e anijes shpëtuan pa asnjë dëmtim.

SHIKONI VIDEON KETU