VIDEO/ Rekord, super talenti shkodran, që e kërkon Interi, i mahnit të gjithë dhe futet në histori



Një prej talenteve më të diskutuar këto kohë në futboll është edhe shkodrani Kevin Zefi. Ai mbrëmë është futur në histori të futbollit irlandez.



Talenti shqiptar ka luajtur ditën e djeshme me skuadrën e dytë të Shamrok Rovers, e cila militon në ligën e dytë irlandeze.



Skuadra ku luan 15-vjeçari shqiptar u mposht 1-2 nga Longford Taun, me golin e vetëm për Shamrok që e shënoi Zefi.

Pikërisht ky ishte një gol historik, pasi adoleshenti nga Shkodra bëhet lojtari më i ri që shënon në kampionatin irlandez.

Për Zefin po shkruhet se e kërkon skuadra e Interit por e sigursht është se shumë shpejt do të jetë në ekip të madh.

SHIKONI GOLIN KETU