VIDEO/ Dalin pamjet e fri.kshme, momenti kur i riu shp.ër.theu derën e komisariatit të policisë

Momenti i manovrimit në rrugët e Elbasanit i 34-vjeçarit me iniciale B. L., i cili pasi ka hyrë në ambientet e omisariatit, ka kërcënuar personat e pranishëm me një pi.st.oletë me gaz, është publikuar me video ditën e sotme.

Në videon e publikuar nga Abc News ai duket duke ecur me shpejtësi në kthesën para se të drejtohej drejt Komisariatit, duke rrezikuar edhe këmbësorët që po kalonin në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 34-vjeçari është vënë në pranga.

I riu është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek uniformat blu, ndërsa në komunikatën zyrtare të Policisë bëhet me dije se ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.