Vd’ekja e aktorit të madh shqiptar, e bija rrëqeth me fjalët: Ma këpute shpirtin o bab



Ditën e sotme u nda nga jeta për shkak të komplikacioneve nga Covid, aktori i njohur i humorit Rasim Thaçi Cima. Lajmin e konfirmuan vetë familjarët e aktorit, ndërsa ai ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare ndërsa ndodhej prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Prishtinë në gjendje të rëndë.



Personazhe të njohur reaguan të trishtuar pas ndarjes nga jeta të aktorit. E bija e tij, Adelina Thaçi ka shkruar disa fjalë prekëse për të ndjerin, krahas një fotoje të aktorit që ka publikuar. “Ma këpute shpirtin o bab, shoku jem, dashnia jem!”, ka shkruar Adelina.