Ur.gjente/ Pas ngjarjes sot në Shkodër, Voltana Ademi bën thirrjen e fr.i.kshme

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, në kujtim të 13 dhjetorit 1990, demonstrata antikomuniste që kulmoi me rrë.zimin e bustit të Enver Hoxhës, ka bërë thirrje për një dhjetor të dytë më të fo.r.të.

Gjithashtu, vendi gjendet përballë një diktature të re, ku njerëzit po ikin; jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe intelektualët, siç qe rasti fundit i Agron Tufës.

Ademi tha se sot përkujtojmë një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, një ditë në të cilën Shkodra rrëzoi simbolin famëkeq të komunizmit pikërisht në këtë vend, ku sot është vendosur kjo pllakadë përkujtimore.

Por, kjo datë shërben edhe si reflektim, si mesazh, si moment në të cilin shkodranët dhe shqiptarët, sot përveç përkuljes me respekt ndaj atyre që e organizuan 13 dhjetorin dhe të gjitha lëvizjet demokratike në vitet 90-të, kanë nevojë të mos harrojnë, sepse po përballen me nje tjetër sistem.

Sot shqiptarët po ikin çdo ditë e kjo e bën me të trishtë e më të dhimbshëm realitetin tonë të përbashkët e nuk po ikin njerëz të thjeshtë, por ata, të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike, sot kërkojnë azil në dyert e Evropës, siç është rasti më i fundit ai i Agron Tufës.

Me dhimbje e them sot, se Shqipëria ka nevojë sërish për një dhjetor tjetër, më të fortë, ka nevojë për të gjithë shqiptarët, në mënyrë qe të mos jemi nën një tjetër diktaturë e të mos reagojmë kur të jetë vonë”.