“Unë kam bërë të mundur që…”. ‘Deliron’ Voltana Ademi, zbret sot në terren pas dreka, darkave gjatë përmbytjeve dhe ‘iu krekoset’ banorëve



Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka zbritur sot në terren së bashku me Drejtuesin politik të PD në Shkodër, Helidon Bushati për të takuar nga afër me banorët të cilët kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit.  Kryebashkiakja mesa duket ka pritur sa të bjerë niveli i ujit, pasi ishte e zënë me dreka e darka teksa reshjet po dëmtonin zona të tëra në kët qark. Voltana Ademi theksoi se Bashkia ka pastruar e vetme 78% të kanaleve të dyta e të treta, teksa shtoi se mund të ishte bërë shumë më shumë nëse qeveria do e kishte politikë vetën financimin për kullimin.

“Vetëm me investimet e Bashkisë,  kemi bërë të mundur në të gjithë tërritorin e bashksië, pastrimin në masën 78% të kanaleve të dyta dhe të treta që janë në kopetencën tonë. Imagjinoni çfarë ndryshimi i madh do të ishte për banorët në fshat, nëse qeveria do ta kishte politikë të vetën financimin për kullimin”- tha Ademi.



Nga ana tjetër Helidon Bushati ka përmendur zotimin e Bashës për të hedhur miliona euro për kanalet kulluese në mënyrë që të evitohen përmbytjet, teksa shton se do ndryshimi vjen pas zgjedhjeve me qeverinë e re dhe Bashën kryeministër.

“Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërrohet, papunësia rritet, varfëria ulur këmbëkryq, ata në qeveri trefishojnë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete. Prandaj, duhet të themi mjaft. Duhet ndryshimi, se nuk vazhdohet me një qeveri që mendon vetëm për vete”. – tha Helidon Bushati.