U parashikua për nesër por Shqipëria nis të mbulohet nga dëbora, pamjet ju lënë gojëhapur



Sikundër u parashikua nga IGJEUM, ka nisur që mbrëmjen e sotme ulja e temperaturave. Këtë mbrëmje, pas reshjeve të dendura të shiut prej 4 ditësh në Bulqizë, ku dhe pati edhe përmbytje në rrugë,kanë nisur reshjet e dëborës.



Policia lokale e Bulqizës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes pasi reshjet e dëborës po vijojnë me intensitet të lartë.



Top Channel ka siguruar pamje nga dëbora në Bulqizë në këtë mes janari të 2021-shit.