“Tu.rpi më i madh i Bashës”/ Dash Shehi, paralajmërim për aleatin, liderin e opozitës

Ish-deputeti, njëherazi kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është pyetur mbrëmjen e sotme se si do e konsideron një marrëveshje qeverisëse PS-PD.

Shehi tha se një marrëveshje e tillë do të ishte një tu.rp i madh për kreun e partisë më të madhe të opozitës dhe një fatkeqësi për vendin. “Do të ishte tu.rpi më i madh për PD dhe zotin Basha, do të ishte tm.e.rri më i madh për Shqipërinë. Kjo do të thotë që ata që kanë vje.dhur e gr.abitur të mos dënohen kurrë, që Shqipëria të mos ketë kurrë një alternativë. Unë jam absolutisht kundër. Shqipëria nuk ka nevojë për qeveri të përbashkët deri kur të krijojë konceptet demokratike. Ka nevojë për rivalitet. Kush do ta denoncojë korrupsionin ditën që do të jenë dy parti bashkë? Pse duhet të jenë bashkë? Për të ndarë paratë me oligarkët bashkë. Kush do t’i thotë Veliajt që ke shkelur ligjet dhe rregullat? D.m.th. të jemi të gjithë hajdutë, kriminelë dhe të korruptuar”, tha ndër të tjera Shehi.