
Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagül, është larguar nga seriali ‘Vajza e Ambasadorit’ për shkak të problemit serioz të shëndetit të saj.
Aktorja javën e kaluar është dërguar me urgjencë në spital.
Mediat turke raportojnë se gjendja e saj është aq serioze saqë ekziston edhe rreziku i vdekjes.
Aktorja vuan nga koliti spastik dhe doktorët turq paralajmërojnë se gjendja e Neslihan është shumë serioze dhe se duhet të bëjë shumë kujdes me ushqimin, duke përjashtuar ato që përmbajnë gluten. Stresi, lëndët ushqyese jo natyrale, pesticidet dhe ilaçe të ndryshme, kryesisht për dhimbjen e kokës, janë të dëmshme për shëndetin e saj.
Ka qenë vetë aktorja ajo e cila e dha lajmin e largimit të saj nga seriali:
“Përshëndetje të gjithëve. Unë i them lamtumirë Nares, të cilën unë e ndjeva deri në qelizat e mia ndërsa luaja. Edhe pse e tolerova problemin që kisha prej kohësh, trupi im nuk tregoi atë tolerancë ndaj meje. Kam nevojë për pak pushim. Përshëndes ekipin tim të Vajzës së Ambasadorit! Faleminderit djema. Faleminderit audiencës sonë. Ju gjithmonë na keni mbështetur. Shihemi në histori të tjera sa më shpejt të jetë e mundur … “
Këngëtarja vlonjate Romina Aliaj teksa ka.
Një debat u ndez në emisionin.
Në emisionin e djeshëm në Për’Puthen.
Këngëtarja Morena Taraku ka drithëruar rrjetin.
Lini një Përgjigje