Tm.erri në Durrës/ U zunë për parkimin, 45-vjeçari që.llon më ar.më nënë e bir



Nënë e bir janë që.lluar me ar.më zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pas një sherri për parkingun. Autori Zyber Juba është banor i lagjes nr. 12 në Durrës, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.



Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10. 45-vjeçari Zyber Juba fillimisht është pë.rleshur me gr.ushte, sh.kelma dhe sende të forta me Flamur Çermën rreth 23-vjeç, ndërsa më pas ka nxjerrë ar.mën duke e që.lluar të riun dhe nënën e tij, Valbona Çerma rreth 45-vjeçe që ka qenë në vendin e ngjarjes.



Gazetari i ABC, Leonidha Musai raporton se nënë e bir me plagë në këmbë janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.Policia ka sekuestruar ar.mën e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.