Tjetër rast i dyshuar/ Mësohet të dhënat, 6 raste janë testuar për koronavirus në Shqipëri, ja rezultatet

Në të gjithë botën kor.onavir.usi është shndërruar në një shqetësim madh. Në Shqipëri ishte  një tjetër rast i dyshuar se mund të ishte prekur nga virusi kinez, por fatmirësisht ka rezultuar negativ pas analizave.

Deri në datë 7 shkurt ishin pesë raste, që pas testimit rezultuan negativ dhe që sipas ministres së Shëndetësisë ishin me grip sezonal.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë deri tani në total janë gjashtë rastet e testuara për koronavirus, të cilat të gjitha kanë rezultuar negative.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se ka marrë të gjitha masat për kontrolle pikat hyrëse të vendit, ndërsa ka bërë gati edhe karantinën, por ka theksuar se risku është shumë i ulët.