“T’i pritet dora si në mesjetë atij që…”. Sho.kon Ilir Meta, lëshon deklaratën tro.nditëse



Presidenti, Ilir Meta ka folur për zgjedhjet e 25 prillit ku deklaroi se kushdo që vjedh vota , t’i pritet dora si në mesjetë.



“Gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve duhet të jetë te zgjedhjet. Janë zgjedhjet ato që do të përcaktojnë të ardhmen e popullit shqiptar. Nëse Shqipëra do të vazhdojë të shpopullohet me këto ritme të frikshme apo Shqipëria do të jetë përgjithmonë një vend europian, një vend që jep shpresë, një vend që ka diell për të gjithë dhe jo vetëm për 5 oligarkë që po i marrin shpirtin popullit shqiptar edhe në mënyrën më të pashpirt në kohë pandemie se nuk ndodh gjëkundi që rritet borxhi publik dhe rritet në mënyrë ekstreme edhe varfëria. Borxhi merret për PPP. Borxhi shkon lart ndërsa të ardhurat për frymë poshtë.



Zgjedhjet do të zgjdhin këtë çështje, zgjedhjet do të zgjidhin edhe sundimin e ligjit. Vetëm sundimi i popullit përmes referendumeve në të ardhmen do të sjellë sundim të ligjit në vend. Pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re në  çdo rast ku dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë, prekja e Kushtetutës, as presja e Kushtetutës nuk duhet ti preket më! Dhe e dyta një votë nuk duhet të preket, kush prek një votë i pritet dora si në mesjetë.”- tha Meta.