‘Ti do ta mbyllësh gojën kur të flas unë’, del nga kontrolli Edi Rama, kërcënon gazetaren

Vazhdon të jetë tepër i nxehtë debati në emisionin “Opinion”, ku është Kryeministri Rama përballë gazetarëve.

Debati është “nxehur” kur gazetarja Klodiana Lala i ka kërkuar “llogari” Ramës për foton me biznesmenin Ardian Çapja, person të cilit OFL-ja i çoi dokumentet për të deklaruar pasurinë. Madje në një moment, kryeministri ka ashpërsuar tonet ndaj gazetares Lala duke i kërkuar të mos flasë, dhe të njëjtën gjë e ka bërë dhe vetë Fevziu duke i bërtitur.

“Ti do ta mbyllësh gojën kur të flas unë”, tha Rama.