Thirrja për pròtestë e ish-kryebashkiakut të natës së Tiranës: Dilni për të mos qenë palë me këta ma.skarenj pa b***



Ish-kryebashkiaku i natës së Tiranës, Briken Fejzullai do të jetë pjesë e pròtuestuesve që do të jenë sot në bulevardin pranë zonës së pedonales në orën 16:30. Në një shkrim të gjatë në Facebook, Fejzullai i bën thirrje të gjithëve që të dalin të protestojnë për dramën ku po jetojmë.



Shkrimi i plotë i Fejzullait



Sot nuk del as për Lulin e as për Monën. As për partinë e as për të mbajtur vendin e punës. Sot nuk del për Teatrin, por për dramën ku po jeton. Sot del, që fëmija jot mos të jetë skllav i këtij kanceri që është përhapur në çdo cep të vendit!

Sot del për familjen, nderin dhe dinjitetin tënd. Del për të treguar qytetari. Del për vendin tënd. Del për mos të qenë palë me këta maskarenj të tredhur e pa by**, që të sùlmojnë me ármë natën e grábisin çfarë t’u zërë syri, ditën.

Nuk ka rëndësi, nëse ke ardhur apo ke lindur në këtë qytet. Nëse je geg apo tosk. Nëse je Fanatics i Tironës apo Guerrils i Partizonit. Nëse je i punësuar në shtet apo në privat. Nëse je musliman apo i krishterë. Sot, nëse të ka ngelur ndopak gjak ndër vena, TI DEL!

Sot del për t’i thënë tët biri, që ti nuk u bëre palë me fundërrinat! Sot del për të treguar, se krenarinë nuk ta blejnë dot këta eunukë! Sot në 16.30 është ora, ku nuk ka më justifikime!