“Thirje e hapur! Drejtuar skeptikëve dhe kujt ti dojë b*tha!”, mjeku lëshon sfidën: Kam një familje që e ka kaluar Covidin në Janar, më kërkoni falje nëse…

Pas debateve lidhur me rastet pozitive me Covid 19 që kanë qarkulluar që prej muajit Janar në vendin tonë, radiologu Renato Osmenaj, lëshon një sfidë për të gjithë anëtarët e Komitetit Teknik të Ekpertëve. Ai shprehet se ka 3 emra me IGG pozitive të një familje, që e kanë kaluar që në muajin Maj Covidin, dhe në rast se kjo vërtetohet të gjithë ata që kanë deklaruar të kundërtën duhet të kërkojnë falje.

“Thirje e hapur! Drejtuar skeptikëve dhe kujt ti dojë b*tha! Kam 3 emra me IGG pozitivë ne një familje që ka kaluar Covidin në fund janari! Kush do ti ritestojë bujrum! Do filmoj vetë gjithë procesin e analizēs qoftë edhe me rapid test!

Tunduni shkunduni dhe gjeni kurajon të kërkoni falje! Kush të dojë të shkruaj këtu, dhe më ka gati për të shkuar dhe egzaminuar me serologji apo rapid test! Kjo është sfida juaj!”, shkruan Osmenaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Osmenaj dhe mjeku Gëzim Xhepa përmes grafive treguan se koronavirusi ka qenë në vendin tonë që në muajin Janar, dhe është e kot që ne të diskutojmë tani në muajin Maj nëse e kemi kaluar apo jo kulmin e pandemisë, ndërkohë që kërkonin një lehtësim të masave që duhet të zbatojnë qytetarët. Lidhur me këtë reagoi dhe Silva Bino, e cila deklaronte se mendimet shkencore nuk mund të hidhen për konsum në Facebook.