Të shtrirë në…Ah sa romantike/ Ilir Meta i ‘uron Shën Valentinin’ Monika Kryemadhit, bën gjestin e pazakontë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta nisë ditën e sotme, në kuadër të ditës së Shën Valentinit, duke postuar në rrjetet sociale një foto romantike me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI Monika kryemadhin.

Ata shfaqen të dy mjaft të qeshur të shtrirë në një lëndinë pranë njëri-tjetrit dhe në diçiturën e fotos presidenti uron më shumë dashuri për të gjithë shqiptarët.

 “Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Meta krahas fotos me Kryemadhin.

Shpeshherë Meta dhe Kryemadhi janë shfaqur të dashuruar në publik dhe të parezervuar në deklaratat për njëri-tjetrin.

Ata janë një nga çiftet më të përfolura të politikës dhe së bashku janë njohur atëherë kur kanë nisur rrugëtimin e tyre politik.