“Të lutem na ndihmo sepse…”. Deputeti i nis letrën urgjente Kryeministrit Rama: Vepro sa më shpejt



Deputeti Xhavit Haliti, i ka nisur një kërkesë urgjente Kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë qytetarët kosovarë lidhur me procesin e vaksinimit.



Haliti thekson se Rama duhet të hapë qendra të mëdha vaksinimi për Kosovarët.



“Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”, shkruan Haliti.