Stafi mjekësor duartroket për shërimin e pacientit që i mbijetoi komës dhe ndalimit të zemrës dy herë

Ky është momenti prekës kur babai i 4 fëmijëve duartrokitet nga stafi i NHS, teksa lë spitalin ku ishte në koma dhe pasi i ndaloi zemra dy herë, në 7 javët betejë me koronavirusin.

Spitali ‘Royal Gwent Hospital’ në Newport postoi një video të Scott Howell, 48 vjeç, duke u larguar.

Infermierët dhe doktorët u rreshtuan në korridore për të duartrokitur Howell, i cili u kthente mirënjohjen duke duartrokitur në karrigen me rrota.

Ai tashmë është kthyer në shtëpi, ku është ritakuar me gruan e tij dhe 4 fëmijët e tyre, pasi kaloi 7 javë në spital. Howell ishte pacienti i parë me koronavirus në trajtim intensive në spital.