Sporti shqiptar në ZI/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur, Shkodra ‘në lot’



Një lajm I hidhur vjen nga sporti shqiptar. Bëhet me dije se ish-lojtari i Vllaznisë, Mehdi Milla është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme.



Pjesë e klubit shkodran në vitet 1960-1970 dhe më pas në 1985 si shef i klubit të Vllaznisë, Mehdi Milla, është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare.



Milla me Vllazninë në vitin 1965 fitonte Kupën e Shqipërisë, teksa ishte pjesë e brezit të artë në klubin shkodran.