Sporti në  zi/ Ndahet nga jeta futbollisti i njohur 

Pas një ataku kardiak është ndarë nga jeta futbollisti nigerian Isaac Promise, në moshë31 vjeçare. Lajmi ka qenë i rëndë dhe ka tronditur botën e futbollit. 

 Promis së fundmi ishte pjesë e skuadrës Austin Bold, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Gençlerbirlig, Trabzonspor, Manisaspor, Antalyaspor, Al Ahli, Balëkesirspor, Karabukspor, Giresunspor dhe Georgia Revolution.

Ai ishte kapiteni i ekipit kombëtar të vendit të tij duke luajtur në finale të Lojërave Olimpike të Pekinit, kur pësoi humbje nga Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi.