“Sponsor me dhëmbë palarë”. Adelina Ismajli nuk përmbahet, zbulon borxhin e Alketës: Të mjera që shuani…

Një artiste e cila i bashkohet të zhgënjyerve nga Fetivali i Këngës në RTSH është dhe këngëtarja Ademila Ismajli, e cila ka marrë në mbrojtje fituesen, dhe akuzon ashpër Vejsiun, duke thënë se duhet ti jepet fund muzikës së sponsorave, dhe atyre që japin para për koncerte.

Për Adelinën, Arilena është një nga yjet më premtuese të muzikës shqiptare, të cilën sipas saj do ta shohim shume shpejt duke u ngjitur në skenat më të mëdha botërore.

“Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës.

Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti.

Jo lëmoshat për gazetarët e rrobaqepësia, jo mafia e politikani, jo luksi fals i korrur në lëndinat e ‘koncerteve’ që mbajnë erë bajgash.

Alketa si femra e parë shqiptare që ka arritur të mbajë mbi supe peshën e dhjetëra spektakleve, mbrëmë sikur u struk nga çmenduria e atyre që sponsorët po i shanin me SMS.

Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë”.

Adelina shkruan se Arilena nuk do të na zhgënjejë vendin e saj në Eurovision, pasi është një artiste që mund t’ia dalë mbanë edhe në atë skenë të madhe.

“Ku është ajo Shqipëria që dikur ka çmuar artin? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They don’t care about us”.

E admirova sepse për herë të parë pas kaq shumë kohësh po shihja një shqiptare që shkatërronte skenën dhe mua bashkë me energjinë e saj.

Nuk kishte buzë të bëra, nuk buzëqeshte zvarrë. Nuk ishte servile. Nuk i shëtiste gazetarët.

Nuk i paguante. As me trup, e as me para, e as me këndim”, shkruan ajo ndër të tjerash.

This slideshow requires JavaScript.