Skandal tjetër në Për’Puthen/ Dalin pamjet e ‘fshehta’ pas emisionit, ja ç’bën Jasmina dhe Atdheu



Teksa gjithë publiku është orientuar drejt çiftit Jasmina-Andi, mesa duket diçka tjetër po zien.



Ata rrëmbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.



Marrëdhënia e tyre u ngroh më shumë, derisa Andi u deklarua vetëm për Jasminën në emision.

Por, ndjekësit janë futur në dyshime pas momenteve private të Jasminës dhe Atdheut, të publikuara në aplikacionin me pagesë të “Për’puthen”, që po përpiqet të “zhvasë” akoma më shumë njerëzit.

Momentet e tyre i ka publikuar në Instagram faqja “Vipat e Bllokut”, teksa Atdheu dëgjohet t’i thotë Jasminës “Të dua si kunatë”. Por, ç’ne ai afrimitet aq i madh mes tyre, jo si ‘kunetër’ por si dy persona që flirtojnë me njëri-tjetrin?

Në një tjetër moment, Jasmina shfaqet duke ushqyer Atdheun. Për më tepër, ndiqni videon dhe gjykojeni vetë:

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Video-2021-04-06-at-11.49.03.mp4?_=1