Ska.ndali që tronditi vendin/ Zbërthehet skema korruptive, si vepronte Tirja dhe kush janë 4 personat e vënë nën hetim?



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga s.kandali i publikuar dje në emisionin “STOP”, ku Tire Alldervishi u shtir si infermiere e Shefqet Ndroqit dhe i mori vajzës që kishte mamanë e shtruar në këtë spital 8 milionë lekë. Bëhet me dije se nën hetim për këtë rast janë edhe katër punonjës të tjerë, punonjës të këtij spitali që akuzohen dhe dyshohen se janë të përfshitë në këtë skemë korrupsioni.



Njoftimi i policisë:



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.