Simptomat e Covid-19 mund të zgjasin me muaj



Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga pandemia e SARS-CoV-2, shumë pacientë me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma, konfirmojnë dy studime të reja shkencore, një në Spanjë dhe një në Shtetet e Bashkuara. Sa më i rëndë të jetë infeksioni fillestar, veçanërisht nëse ka pasur vështirësi të mëdha në frymëmarrje, aq më shumë ka gjasa që problemet pasuese të vazhdojnë për një kohë të gjatë.



Studimi spanjoll studioi 108 pacientë me Covid-19, me një moshë mesatare 56 vjeç, nga të cilët 44 kishin qenë të sëmurë rëndë për ca kohë. Tre muaj pas diagnozës fillestare të sëmundjes, tre në katër pacientë (76%) vazhduan të raportonin të paktën një problem në trupin e tyre, me 40% që kishin të paktën tre simptoma të ndryshme të vazhdueshme.



Studimi amerikan i 233 pacientëve me Covid-19, tetë prej të cilëve kishin një pamje të rëndë klinike kur u sëmurën, zbuloi se një në katër (24%) kishte të paktën një simptomë pas tre muajsh, ndërsa 43% kishin simptoma për më shumë se nje muaj.

Të dy studimet u prezantuan me një botim paraprak në bazën e të dhënave mjekësore medRxiv (nuk ka ende botime të rregullta shkencore), sipas Reuters.