“Shqipërisë nuk i hapen negociatat, larghet kryeministri Edi Rama”

Gazetari Arion Sulo mbrëmjen e djeshme ka bërë një deklaratë të fortë, duke bërë dy parashikime, një për moshapjen e negociatave dhe një për largimin e Ramës në 18 tetor.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Sulo u shpreh se në datën 18 tetor nuk do të hapen negociatat dhe se Kryeministri do largohet.

Kanë mbaruar punë me Ramën ata (ndërkombëtarët). Ne harruam një komponente shumë të madhe, datën 18. Në datë 18 ne kemi vendimin për negociatat. Nuk do hapen. Ka 4 vjet që jemi për të marrë vendimin e negociatave dhe 4 herë refuzim. 4 vjet në qeverinë Rama jemi justifikuar me gjeopolitikën,  me konfliktet e brendshme, po tani që ikën Maqedonia e Veriut? Maqedonisë do ti thuhet po pa kushte. Ikën kryeministri menjëherë. Do lerë fëmijët tanë dhe fëmijët tanë do ti lërë te oborri i pasur i Evropës. Do ti lërë te dera e mbyllur e Evropës. S’ka portë për ne të hapur. Do ketë një zhvillim politik ky vendim për ne”, tha gazetari.

Shqipëria pret që në datën 18 tetor të marrë një “Po” nga Bashkimi Evropian për të nisur rrugën e negociatave. Deri tani janë disa vende spektike që janë shprehur kundër, si Fracna që ka ngritur shqetësimin tek azilkërkuesit, po ashtu dhe Holanda mund të thotë “Jo”.