Shkodranët që jetojnë në Tiranë “mësyjnë” për zgjedhjet e 25 prillit, ç’pritet të ndodhë



Nje perballje shkodranesh qe jetojne ne Tirane pritet te jete ajo e 25 prillit ne Shkoder, mes demokrateve dhe socialisteve. Dy forcat me te medha politike kane vendosur ta bejne ndryshe kete here jo vetem fushaten, por edhe listen e kandidateve per deputet.



Kryesuesit e listes jane te tille ne te dy kampet, e po ashtu pritet te jene edhe emrat e dyte ne liste e me gjasa duke perbere 30% te saj. Ajo qe eshte interesante ne kete skene te re politike qe po ndertohet, eshte fakti se kandidatet per deputet duhet te transferojne qendren e votimit ne Shkoder pasi shumica prej tyre votojne prej vitesh ne Tirane. Por perse ne keto momente po ndiqet kjo strategji prej klases politike dhe a po sfumohet ne kete forme roli dhe forca e aktoreve lokal te partive?



Nese tek partia socialiste kriza qe e ka pllakosur prej 2 vitesh e ka acaruar Edi Ramen dhe strukturen drejtuese, tek partia demokratike historia eshte tjeter. Lulzim Basha e ka kuptuar qe forca qendron diku tjeter dhe ai premtimet per te qene pjese e listes i ka bere shume me heret, duke harruar se ka edhe rival ne gare. Zgjedhjet behen duke llogaritur me numra dhe cdo vote eshte e rendesishme.

A do te munden te maksimalizojne voten ne te tilla kushte kur pakenaqesite ne struktura jane rritur, te deleguarit e rinj? Kjo do te mbetet per tu pare deri ne 25 prill, por shenjat e para nuk jane premtuese, pasi ne te dy kampet kane nisur te shfaqen hatermbetjet dhe bojkotet.

Mjafton te shihen takimet e ketyre javeve ku disa eksponente kane zgjedhur tu dergojne mesazhet kryetateve respektiv me shmangien e takimeve politike. ShkodraNews