Senida Mesi apo Luan Harusha?! Mes tensionesh dhe përballjes socialistët e Shkodrës do të zgjedhin drejtuesin

Senida Mesi apo Luan Harusha? Mes ketyre dy emrave eshte fokusuar diskutimi kryesor ne partine socialiste te Shqiperise per ti lene drejtimin e deges se Shkodres e vetmja ne te cilen nuk u mbajten zgjedhje per shkak te problemeve qe ka kjo dege qe pas zgjedhjeve te 30 qershorit. Lista e emrave te diskutuar ka qene e gjate por nje pjese e madhe e tyre nuk kane bindur thone burime per Shkodraneës nga selia e PS ne Tirane. Duke qene se ky proces duhet te jete kalimtar deri ne riorganizimin e plote te struktures qe me pas te mund te zhvillohen zgjedhje, eshte menduar qe drejtimi ti besohet si nje zgjidhje me e mire momentale nje deputeti te qarkut shton me tej burimi ne fjale. Te kontaktuar nga shkodraneës koordinatoret politik thone se deri ne fund te shkurtit perpara asamblese se pergjithshme te PS kjo çeshtje do te marr zgjidhje, duke bere edhe Shkodren me kryetar. Vete Senida Mesi e ka pranuar nje propozim te tille dhe ka deklaruar se po analizohet kjo gje per tu vendosur brenda pak javesh. Nderkohe edhe deputeti Harusha megjithese nuk eshte shprehur publikisht si kolegia e tij, e ka pranuar se eshte i gatshem ta marre persiper nje sfide te tille. Megjithate tensionet politike qe kane shoqeruar maredhenien e deputeteve te PS ne Shkoder nuk e bejne te lehte te gjithen kete qe po ndodh dhe nga ana tjeter Edi Rama me strukturat e larta nuk do ta kete te lehte te menaxhoje Shkodren, qarku me problematik deri me tani sa i perket riorganizimit te partise.