Salsano Rrapi publikon për herë të parë videon me vajzat e vogla, por do shkriheni së qeshuri me veprimin e tyre, ‘nga koka te këmbët e bëjnë Salsanon me…”



Aktori dhe moderatori i njohur, Salsano Rrapi  si asnjëherë më parë ka publikuar një video në Instastory me dy vajzat e tij, Marg dhe Ama, të cilat kanë marrë bojërat dhe kanë nisur ta pikturojnë.



“Para xhirimeve të filmit: Babai indian. Make up artist: Maram”, ka shkruar Salsano.



Arsyen pse Salsano përpiqet ta mbajë larg vëmendjes mediatike familjen e tij dhe sidomos dy vajzat e tij, ai e zbuloi në një intervistë në Rreze Dielli:

“Është instiktive pse ne nuk duam t’i nxjerrim vajzat në rrjete sociale. Jam supersticioz, kam përshtypjen se po të nxjerr një foto të vajzave, nesër ato do të sëmuren. Vajza ime e vogël sikur sëmuret pak më shpesh, por të vogla janë.. do të sëmuren.”

Aktori shtoi se në këtë zgjedhje ndikon edhe fakti që si ai, si nëna e fëmijëve të tij, Ejona Kakeli janë personazhe publikë:

“Vajzat janë ende të vogla. Dua që këtë zgjedhje ato ta vendosin kur të rriten nëse duan të dalin në postime ose jo. Ne jemi personazhë publikë dhe ky fakt mund të ndikojë tek ato në të ardhmen.”