Robert Aliaj humb të shtrenjtin e tij, mes lotësh jep njoftimin e zi: Në këto kohë kolerash, kam humbur një pjesë të…



Artisti Robert Aliaj ka bërë sot me dije lajmin e hidhur të vdekjes së vëllait të tij  Rexhep Aliajn.



Aliaj shprehet se në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia, janë të detyruar të mbajnë hidhërim brenda në shpirt.



Postimi:

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.