Reagimi i fortë i PD: Me veprimin e fundit po i vihen mi,nat rrugës evropiane të Shqipërisë

Pas nismës së qeverisë për t’i dhënë të drejtë Policisë së Shtetit të përgjojë personat e dyshuar, pa autorizimin e Prokurorisë apo pa vendim Gjykate, ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Gazment Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama po e zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës. “Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm”