Rama me “Lincoln-in e blinduar” edhe te Fevziu, i bën ‘çorap” gazetarët

Kryeministri i vendit, Edi Rama është sonte i ftuar në emisionin “Opinion”,  ku pritet të flasë për zhvillimet më të fundit të politikën në vend.

Por minutat e para të emisionit kanë kaluar duke u diskutuar ‘provokimi’ i radhës i Kryeministri”. Ai ka zgjedhur të shkojë në “Klan” me automjetin “Lincoln” që nga opozita u cilësua si i blinduar  dhe në pronësi të Olsi Ramës.

“Makina është që në vitin 2009, ma ka sjellë im vëlla kur kam qenë në opozitë, nuk është e blinduar. Ka dalë një lajm që kam blerë makinë të re qindra mijëra euro, në fakt kam çuar në servis makinën që ishte copë-copë dhe kam marrë makinë me qira. Unë përdor atë makinë se nuk kam dashur t’i kushtojë para, se nuk jam as i dhënë pas makinave. I them këto se audienca është e mbushur me gënjeshtra. Unë nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministër. Makina që thonë se është Benz i ri me raketa brenda, është me qira që ta jep servisi”, i sfidoi Rama gazetarët e pranishëm në emision.

Kujtojmë se pak ditë më parë u publikua një lajm se pranë PS-së u arrestua i armatosur Vladimir Gjuta, dhe Rama u largua nga selia e PS-së me makinën “Lincoln”.