Rama del para gazetarëve, zbulon ç’do ndodhë me Shkodrën, stop më, ka ardhur koha…

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS në një prononcim për gazetarët, tha sot se ka ardhur koha që në PS të përmbyllet procesi për zgjedhjet e krerëve në 61 bashkitë e vendit.

“Kudo procesi ecën sipas normave të paracaktuara. Besoj se na ka dhënë atë që kemi pritur, një energji të re në këtë fazë të ndërmjetme. Qershori i vitit

2021 është shumë afër politikisht” – tha ai.

I pyetur nëse ka një komunikim mes tij dhe Metës për datën e zgjedhjeve të 2021, Rama tha:

“Nuk kemi asnjë komunikim. Detyra jonë është të garantojmë qeverisjen e mirë”.

Rama u pyet për rastin e Shkodrës, nëse do të ketë një zgjidhje sa i përket bashkisë.

“Për fat të keq nuk kemi asnjë vendim për rastin e Shkodrës ku ka një kryetare që s’është kryetare”- tha Rama para gazetarëve.