Qeveri tranzitore 100 ditë/ Paloka bën deklaratën bo.mb.ë: Më 2017-n kishim para një horr



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur rreth marrëveshjes së palëve politike për reformën zgjedhore.



Duke folur për propozimin për qeveri tranzitore para zgjedhjeve, sih-deputeti Paloka tha se vendi ka nevojë që Rama të mos jetë Kryeministër para zgjedhjeve.   “Ne themi kaq kohë që duhet qeveri tranzitore. Kërkohet një qeveri, për 100 ditë, që të menaxhojë zgjedhjet. Kjo qeveri në radhë të parë ka parasysh që Rama të mos jetë kryeministër. Edi Rama ka treguar se është njeriu që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend.



Qeveria tranzitore synon që të sigurojë një klimë, ku të shmangen situatat e krimit zgjedhor. Qeveria tranzitore ka si detyrë që të lejojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ne askush nuk pretendon të bëjë marrëveshje dhe nuk pritet luajitet nga ai. Mënyra si do zgjidhen pastaj njerëzit, kërkohen persona me integritet”, tha Paloka.