“Që nga viti 1993″/ Vendimi b.ombë i Policisë së Shtetit, kushdo që i ka duhet të regjistrohet, edhe ata që kanë emigruar



Tashmë kushdo që posedon një armë zjarri duhet të regjistrohet në regjistrin elektronik SIMA.



Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për regjistrimin e të gjitha armëve të gjahut që nga viti 1993, ku sipas një dokumenti të shpërndarë në drejtoritë përkatëse, kërkohet identifikimi i të gjithë shtetasve që janë pajisur me këto armë.



Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë ndryshuar vendbanim ose kanë emigruar dhe për këtë policia ka kërkuar që të ketë dijeni për poseduesit e armëve.