“Pse sheh” Ja si nisi k.onflikti me ar.më zj.arri midis të rinjve sot në Shkodër

Tre persona  janë ndaluar në mbrëmje nga policia e Shkodrës, pasi dyshohen se u përfshinë në një ko.nflikt të arm.atosur mesditën e sotme në lagjen Parrucë në Shkodër.

Personat e ndaluar janë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç, Hygert Muçaj 32 vjeç dhe Taulant Ahmeti. Ko.nflikti nisi në momentin që Ustabeqiri dhe Muçaj ishin në makinë.

Në këtë moment ata janë kon.fliktuar me shtetasin Taulant Ahmeti për motive të dobëta.

Hygert Muçaj mësohet se e ka që.lluar shtetasin Taulant Ahmeti me mjete të forta duke i shkaktuar lë.ndime të lehta.

Më pas Gledis Ustabeqiri ka dalë nga makina duke që.lluar në ajër. Ky shtetas ka deklaruar se ka shtënë pa dashje dhe se nuk ka pasur që.llim që të që.llojë dikë.

Debati mes tyre ka qenë i çastit duke i thënë njëri-tjetrit ‘pse më pe ashtu’.

Bëhet me dije se ata janë ulur nga mjetet dhe mes tyre ka nisur debate derisa është dëgjuar një e sh.tënë që ka trembur qytetarët që po kalonin sepse ngjarja ndodhi në lagjen “Parrucë” në qendër të qytetit.