“Pse mohuat vd.ekjet nga gripi? Gazetarja ‘shpartallon’ Doktoreshën: Kam bërë punën e SHIK dhe zbulova se…pse ‘i fshihni’ karakatinat?

Një debat i ashpër është zhvilluar mes gazetares dhe Doktoreshës lidhur me rastet e ‘vdekjeve’ si pasojë e gripit.

Gjatë emisionit, kur gazetarja pyeti doktoreshën se ku ndodhen karantinat në Shqipëri, u tensionua më shumë debati mes tyre.

“Kemi territore të përcaktuar për karakatina. Ato janë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por për arsye sigurie nuk bëhet publik vendi”- u shpreh doktoresha Tomini.

Por mesa duket për gazetaren nuk ka mjaftuar kjo përgjigje, dhe ka nisur ta pyes sërish doktoreshën: Ku është? Çfarë masash ka?

“Ka, por nuk bëhet e ditur pa pasur ndonjë rast”- shtoi Tomini.

Në këtë debat u përfshi edhe publicist Redi Shehu i cili e pyeti doktoreshën se çfarë cenimi të sigurisë kombëtare sjell bërja publike e karantinës.

Alma: Edhe për vdekjen nga gripi nuk kishte publikime. E mohuat si informacion.

Doktoresha: Alma më vjen keq. Janë afishur tek webi dhe kemi dalë edhe mediatikisht.

Alma: Jo më vjen keq mua. Jam dashur të bëj punën e SHIK-ut për 2 rastet e vdekjeve nga gripi.