“Pse ma zure mor të q*robt”. Agravon sherri,18-vjeçari shkon merr pi.stoletën dhe…sapo ndodhi tr.agjedia, çfarë zbuloi policia në vengjarje që ndryshoi ngjarjen?



Të shtëna me armë u shënua pak më parë në Kukës, ku si pasojë e një sherri për një vend parkimi, dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë një 18-vjeçar ka qëlluar me armë të dyshuar zhurmuese.



Policia e Kukësit, pas një telefonate të marrë për një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.



Forcat “Shqiponja” kanë vlerësuar informacionin dhe kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi G. Sh., në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë.

Shtetasi G. Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.