Presidenti po tenton të ndërtojë një… Frrok Çupi zbulon skenarin e fshehtë të Ilir Metës

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është në fazën e fundit dhe prandaj edhe ka ngjallur reagimin e fortë të ambasadores së SHBA Yuri Kim.

“Ky është akti i fundit i një drame që po zhvillohet prej 4 vjetësh. Detektorët e perëndimit kanë perceptuar që Shqipëria është kombi i vetëm që vuan nga çështja e padrejtësisë. Ka ardhur momenti që kjo të marrë fund”, u shpreh ai në emisionin “Top Talk”.

Teksa u pyet për deklaratën e Kim dhe për aludimet e saj për një marrëveshje pas krahëve, analisti sulmoi opozitën dhe presidentin.

“Politika po bën gjithçka për të kontrolluar drejtësinë, politika në rastin e presidentit po kërkon të kontrollojë edhe Amerikën për drejtësinë. Ne sot mund të themi se kemi një fluks anti-amerikan. Është rasti i vetëm mesa njoh në raport me qytetërimin perëndimor kur opozita bëhet bllok kundër Reformës në Drejtësi, përfshirë presidentin.

Presidenti po tenton të ndërtojë një byro ekstra politike për të penguar Reformën në Drejtësi dhe kjo nuk do të ndodhë por mjafton të fitojë kohë. Ne jemi një shtet që do ndërtojë të njëjtën drejtësi si ajo Amerikane se ndryshe shteti nuk do të jetë as Europian as Amerikan”, u shpreh Çupi.