“Polici iu fut në dhomë dhe e kapi nga gjoksi, ke 8 muaj pa s*ks duhet të…”. Ish-punonjësja zbulon ska.ndalin që po trondit gjithë Vendin tonë



Një skandal i madh ka dalë në dritë sot nga një ish-punonjëse, Vediha Buçaj e cila ka akuzuar një polic për ngacmim se*sual.



Ajo ka bërë një denoncim të fortë për qendrën e Mbyllur për Refugjatët e huaj në Vorë, ku akuzon një punonjës të shërbimit të sigurisë së ka ngacmuar seksualisht 3 refugjate nga të cilat një franceze, një filipineze dhe një iraniane ndërsa pohon se janë vënë në dijeni autoritetet shtetërore dhe diplomatike.



“Beqir Allamani ka ngacmuar seksualisht një shtetase franceze, këtë ma ka thënë vetë vajza franceze. Ajo nuk jeton më aty e nxorën nga kampi shumë shpejtë për t’iu ruajtur problemeve që mund tiu nxirrte. Vajza njoftoi Ambasadën Franceze dhe njoftoi shefin  dhe drejtorin dhe ata thanë vetë që ne e mbyllëm për mos të prishur familje.Edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm erdhi dhe na mori në pyetje, por më vonë morëm vesh që çështja u mbyll.

Beqir Allamani, punonjës i policisë ka dhe kunatën aty të punësuar, Donika Topalli, e cila prej 5 vjetësh nuk ka ardhur në punë dhe ka marrë dhe rrogën. Këtë e faktojnë të gjithë ato, erdhi dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe kjo zonja e ka burrin biznesmen dhe kanë paguar, kanë mbajtur me pare drejtorin, shefin e sigurisë Roland Xhelilin.

Vajza quhej Kamela, shtetase franceze, 26-vjeçe. ‘Më erdhi në dhomë’ më tha dhe ‘u afrua të më puthte dhe të më prekte nga gjoksi, por e kam shtyrë’. Ajo ishte e friksuar dhe trembej gjithmonë kur i shkoje në dhomë se4 mendonte semos i shkonin prapë.Ngjarja ka ndodhur në dhomën e asaj. Jetonte me një iraniane, dhe tjetra ankohej për të njëjtën gjë. Iraniania dhe një filipinase Roza e kishte emrin më thoshte që ‘Beqiri no good’, por ne bëm lidhjen pasi u ankua francezja që për çfarë kishte ndodhur.

Më ka thënë ju keni qënë në burg për 8 muaj dhe 8 muaj pa seks, por ajo tha e shtyva. Shteti ka qenë i paguar gjithë kohës nga Donika Topalli, që merr pagë prej 5 vitesh. Unë nuk e kam problem për të punuar, por atje nuk do të kisha dëshir të kthehesha., u shpreh Vediha Buçaj,.

Ndërkohë një oficer pranë qendrës së Pritjes së Refugjatëve ka pranuar se në institucion ku punon kanë ndodhur arratisje, ku shprehet se disa herë janë kapur por herë të tjera kanë mbetur me duar në xhepa. Ai flet edhe për denoncimin që ka të bëjë me ngacmimet seksuale ku nuk i mohon, por shprehet se këto i bëjnë qejflinjtë

“Kjo është qendër e mbyllur për refugjatët problematik, që janë dënuar, apo kapur në kufi. Janë këtu si në arrest shtëpi, hanë pa lek. Janë algjerianë, marokenë. Këtu nuk qëndrojnë më shumë se një vit. Ka dhe femra. Janë arratis disa herë. Po ikën ikën skemi ça ti bëjmë sdo i vrasim. Dalin në kërkim i kapim, por kur s’kapen me duart në xhepa.”, u shpreh punonjësi.

Pas denoncimit të ish-punonjësese Vediha Bucaj, FaxNeës kontaktoi me oficerin e akuzuar për ngacmim seksual, Beqir Allamani i cili mohoi akuzat, duke thënë se shtetasja franceze ishte problematike dhe konsumuese e substancave narkotike.

“Jo  mor shokë, janë të gjitha mashtrime, sepse janë parë janë studiuar, janë hetuar dhe kanë dalë të gjitha mashtrim sepse ajo ishte një person i paqëndrueshëm, ishte përdoruese dhe ishte drogaxhie, ishte pijanece shtetësja franceze. KA kryer një shërbim SHKB, merruni me SHKB për të tjerat.”, u shpreh Beqir Allamani.