“Po ti dhe Marku do bëni fëmijë dhe kur?”. Rudina Dembacaj sapo na befasoi të gjithëve, jep përgjigjen dhe zbulon se…



Moderatorja Rudina Dembacaj ka qenë gjithnjë e hapur me ndjekësit e saj dhe i është përgjigjur pa ngurruar pyetjeve të tyre pikante.



Një nga fansat e ka pyetur për ato që Marku pëlqen më shumë tek Rudina dhe përgjigja e saj është epike. “Nuk e di mendoj se pëlqen shumë faktin që jam e drejtëpërdrejtë. Gjithashtu përshtatem me çdo ambjent. Nuk e di, ai vdes për mua”, e mbyll ajo përgjigjen me shaka.



Një tjetër fans konstaton se i duken një çift i ‘çmendur’, por këtu aktorja thekson se është ajo më e çmendura. Më tej Rudina rrëfen se dhurata më e bukur që ka marrë nga bashkëshorti është unaza e fejesës pasi ka edhe domethënie (të cilën nuk e zbulon). Dhe në fund nuk mund të mungonte një pyetje për planet që kanë për një fëmijë. Këtu aktorja lë të kuptohet se dëshira është e madhe, por po presin të rritet edhe pak Viktoria.

Marku dhe Rudina janë një nga çiftet më të diskutuar të momentit. Lidhja e tyre ka muaj që është bërë publike, por së fundmi u zyrtarizua me celebrim.