Po të ndalosh të lahesh në det ç’lidhje ka? Shpërthen ashpër regjisori i njohur kundër Ramës

Regjisori Kastriot Çipi është shprehur i revoltuar dhe shumë i nervozuar lidhur me masat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë në vendin tonë.

Po ashtu ai shtoi se qeveria ka ndaluar të lahesh në det, por Çipi e shikon këtë masë si të ekzagjeruar, sepse larja në det sipas tij, nuk ndikon sa i takon transmetimit të virusit.

Nëse fëmija im do të ishte në një krim dhe do të ishte në b.urg, do të kishte tre orë ajrim në b.urg, por fëmija im nuk e ka këtë të drejtë. Ai duhet të qëndroj në shtëpi dhe të qëndroj mbyllur pa vendim gjykate, edhe pse s’ka bërë asnjë krim. Në fashat e ngushtuara orare, është më shumë e mundur që personat të infektohen, sepse ka shumë dyndje. Maska duhet të ishte që ditën e parë rregull, nëse nuk mbajnë maskën keni gjobë. Në Shqipëri është e ndaluar të futesh në det, ç’lidhje ka kjo me masat kundër virusit. Në Shqipëri ka njerëz jashtë b.urgut që jetojnë më keq sesa në b.urg. Në b.urg, ke strehë, shtrat televizor në dhomë, ke të drejtën e takimeve speciale. Ke të drejtë të dalësh dy orë në ajrim. Nëna ime vuan nga hipertensioni, ka nevojë të lëvizë, kur të dalë ajo kur t’i mbushet mendja Edi Ramës?”, tha regjisori në emisionin “Shqipëria Live”.