Plas keq mes Ilir Metës dhe Kryeministrit Rama, Presidenti bën paralajmërimin bombë: Pasditen e sotme do…



Pak më parë Presidenti Ilir Meta reagoi për mbylljen e Aeroportit të Rinasit duke thënë se e kishte paralajmëruar. Por i menjëhershëm ka qenë dhe kundërreagimi i Kryeministrit Rama i cili i kërkon kreut të shtetit të lëjë dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport sepse nuk pinë ujë.



Statusi i Ramës:



Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!

Pas tij, ka reaguar sërish presidenti Meta, i cili e ka paralajmëruar se do ia japër përgjigjen pasdite nga Vlora.