Pla.s keq në “Opinion” / Rama sherr të ash.për me gazetaren Lala: Qenke komplet tap-topi… bërtet Feziu

Shtatë ditë më parë, gazetari Artan Hoxha në emisionin Opinion publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja. Sot shefi i qeverisë është pyetur për këtë foto.

Edi Rama: Ky është holli një hoteli ku unë kam qenë duke hyrë apo duke dalë. Më kanë ardhur këta persona dhe më tha a mund të bëjmë një foto. Kam dhe disa foto, sepse në ato dy tre herë që kam qenë atje kam qenë për vente. Në atë hotel ka një sallë konference, kemi bërë një foto dhe çfarë tregon kjo?

Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?

Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?

Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

lodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…

Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…

Klodiana Lala: mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë pë këtë punë…

Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…

Edi Rama: Do jap përgjigje por ti duhet ta qepësh!

Blendi Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale

Edi Rama: OFl nuk e coj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.