Pla.s arma/ Të shtëna me ar.m.ë në kryeqytetin shqiptar

Pasditen e sotme janë dëgjuar të shtëna   ar.mësh dhe si pasoja persona kanë mbetur të plagosur në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në Kolovicë të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.